Fun

Vendet më të pasura dhe më të varfra në botë

“Global Finance” ka llogaritur Prodhimin e Brendshëm Bruto, PBB, për kokë banori, i rregulluar me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Bazuar mbi këtë tregues të rregulluar, PBB – fuqi blerëse, Shqipëria renditet e 98-a në botë në listën e shteteve më të pasura dhe më të varfra. Sipas “Monitor”, në rajon Shqipëria renditet vetëm para Bosnjës, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë përkatësisht të renditura në vendin e 75-të, 88 dhe 90.

Nëse marrim në konsideratë vetëm Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), vlera totale e të mirave dhe shërbimeve për secilin vend, atëherë vendet më të pasura në botë do të ishin sipas radhës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Gjermania, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.

Njëjtë, pesë vendet më të varfra sipas PBB-së janë Tuvalu, Nauru, Kiribati, Ishujt Marshall dhe Palau. Këto vende kanë shumë pak prodhim vjetor, kryesisht sepse janë të vogla, një pikë e vogël e Oqeanit Paqësor në hartën botërore.