Ekonomi
Vendet më të mira për të investuar në Evropën Qendrore dhe Lindore
Shqipëria mungon sërish në këtë renditje, duke qenë jashtë radarit të investitorëve të huaj
Serbia dhe Maqedonia renditen në listën e vendeve më të mira për të investuar në Europën Qendrore e Lindore, dhe si rrjedhojë kanë tërhequr më shumë projekte, sipas publikimit të përvitshëm të “Site Selection”, një revistë ndërkombëtare që mbulon aktivitetin e koorporatave dhe zhvillimin ekonomik.
Siç raporton Monitor në Tiranë, “Site Selection” e rendit Serbinë të pestën në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore përsa i përket shumës totale të investimeve dhe numrit të projekteve.
E para është Hungaria, që është e teta edhe në botë, e ndjekur nga Polonia, Rumania, Republika Çeke.
Ndërsa Maqedonia renditet e shtata mes 10 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore për treguesin e vlerës së investimit për frymë. Po në të njëjtën listë është edhe Serbia, në vendin e katërt, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria mungon sërish në këtë renditje, duke qenë jashtë radarit të investitorëve të huaj.
“Site Selection” merr në konsideratë për këtë renditje numrin e projekteve, vendet e punës së hapura dhe sipërfaqen e re të shfrytëzuar dhe kontributin që kanë sjellë ato në mirëqenien e zonës ku janë kryer, së bashku me renditjet ndërkombëtare të të bërit biznes, konkurrueshmërisë globale, indeksi i zhvillimit njerëzor, historiku i konkurrencës globale, në të cilat përgjithësisht Shqipëria rezulton e fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë.
Edhe vlerësime të tjera nuk e marrin në konsideratë Shqipërinë, ndonëse në vlerë absolute investimet në Shqipëri janë të larta rreth 1 miliard euro, apo 8-9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por ato vijnë për shkak të dy projekteve të mëdha, HEC i Devollit dhe gazsjellësi TAP.
Më herët, raporti vjetor 2017 i institutit të njohur amerikan të teknologjisë IBM (Institute for Business Value) i titulluar “Tendencat lokale të zhvendosjes” (Global Location Trends), e ka renditur Serbinë si të parën në botë për numrin e vendeve të punës së krijuara nga investimet e huaja në raport me popullsinë. Në vend të dytë është Bahrejn dhe në vend të tretë është fqinji tjetër, Maqedonia. Në listë ka dhe shtete të tjera nga rajoni, si Kroacia dhe Rumania, ndërsa Shqipëria mungon.
Një tjetër vlerësim i mëparshëm i “Financial Times” e rendit kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, të parin në Europë, në listën e qyteteve të vogla europiane për sa i përket efiçiencës së kostos, për të katërtin vit radhazi, sipas renditjes “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, 2017-2018”, të publikuar nga FDI Intelligence, njësia inteligjente e “Financial Times”. Ndërsa kryeqyteti serb, Beogradi, është në vend të tretë të qyteteve të mëdha europiane për të njëjtin tregues dhe në vend të nëntë për ambientin miqësor ndaj bizneseve, duke ia kaluar Hamburgut të Gjermanisë.
Si përcaktohen vendet më të mira për të bërë biznes
Vlerësimi i “Site Selection” për vendet më të mira për të investuar në edicionin e dhjetë të tij është bazuar pjesërisht në investimet kapitale në sektorin privat në secilin vend (projektet totale dhe projektet për frymë) të përpiluara nga Conway Analytics. Projektet kualifikuese janë investime në objektet e korporatave (si nga investimet e huaja direkte dhe zgjerimi i brendshëm) që kontribuojnë në mirëqenien e zonave në të cilat ato janë bërë duke plotësuar të paktën një nga tri kriteret e mëposhtme:
-Përfaqëson një investim minimal prej 1 milion dollarësh,
-Krijon një minimum prej 20 vendesh të reja pune,
-Përfshin të paktën 1,900 metra katrorë hapësirë të re.
Krahas këtij vlerësimi, raporti përdor dhe të dhënat e katër renditjeve globale: të katër grupet e të dhënave të mëposhtme përdoren gjithashtu për të përpiluar këto renditje pronësore:
-Banka Botërore “Të bësh biznes 2017-2018”, e cila vlerëson lehtësimin e një vendi për të bërë biznes;
-Renditja e përgjithshme në Raportin më të fundit të Konkurrueshmërisë Globale nga Forumi Ekonomik Botëror;
-Indeksi i Zhvillimit Njerëzor nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, i cili përqendrohet te njerëzit dhe aftësitë e tyre si tregues të zhvillimit kombëtar;
-Historiku i Indeksit të Konkurrencës Globale, Historiku 2005-2015.
Në botë, vendi më i mirë për të investuar është Kina, e ndjekur nga Gjermania.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve