Lajme
Vendet më të mira për punën në distancë
Vendet e Evropës së Veriut kryesojnë në Global Remote Work Index 2023.
Dhjetë vendet e para të klasifikimit janë: Danimarka, Holanda, Gjermania, Spanja, Suedia, Portugalia, Estonia, Lituania, Irlanda dhe Sllovakia.
Sipas autorëve, vendet europiane përfaqësojnë pjesën më të madhe të 50% të indeksit global të punës në distancë.
Tre vendet e para në Indeksin global të punës në distancë për vitin 2023
Pikat e forta të Danimarkës për punonjësit në distancë janë cilësia e internetit, përfshirja sociale dhe sistemi shëndetësor.
Në Holandë, stabiliteti ekonomik është një tjetër avantazh për punën në distancë. Kjo vjen, kryesisht, për shkak të “tërheqjes si destinacion turistik dhe përdorimit të gjerë të anglishtes” – thonë autorët.
Gjermania ofron një ekuilibër të mirë mes kostos dhe cilësisë së jetesës, ku shërbimi i internetit ka çmimin më ekonomik në botë – sipas Global Remote Work Index 2023.
Vendet më të mira për punën në distancë në bazë të kritereve
Sllovakia kryeson në klasifikimin e 10 vendeve më të mira për punën në distancë për sigurinë kibernetike. Ky kriter përfshin mundësinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve dixhitale dhe nivelin e legjislacionit të sigurisë kibernetike.
Në Global Remote Work Index 2023, Mbretëria e Bashkuar renditet e para për sigurinë ekonomike. Kjo kategori përfshin koston e jetesës, aksesin në sistemin shëndetësor, lehtësinë e komunikimit dhe mundësitë e larmishme për t’u argëtuar.
Singapori është vendi më i mirë për infrastrukturat dixhitale dhe fizike, me një shërbim interneti të qëndrueshëm, të shpejtë dhe gjerësisht i disponueshëm dhe infrastruktura të sigurta, si rrugët.
Zvicra kryeson në Indeksin 2023 për sigurinë sociale, i cili merr në konsideratë sigurinë fizike dhe mbrojtjen e punonjësve në distancë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










