Lajme
Vendet më të bukura për t’i vizituar në Vjenë
Nga Opera e Vjenës e deri te pallatet perandorake të Habsburgëve, këtu janë disa pika kryesore si dhe disa këshilla për një udhëtim sa më të bukur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenën
Vendi më i mirë historik për t’u vizituar, Pallati Schönbrunn
Pallati Schönbrunn është pa dyshim një nga atraksionet më të vizituara në vend; asnjë vizitë në Vjenë nuk do të përfundonte pa një udhëtim për ta parë atë.
Si ish-rezidenca verore e dinastisë mbretërore Habsburge, ky pallat dhe parku i tij i madh u shpallën si një vend i Trashëgimisë Botërore në vitin 1996. Brenda territorit të tij ndodhet kopshti zoologjik Schönbrunn, i cili u themelua që në vitin 1752, gjë që e bën atë kopshtin zoologjik më të vjetër në Evropë, shkruan DW, transmeton Monitor.
Një kishë që nuk duhet humbur, Katedralja e Shën Stefanit
Katedralja e Shën Stefanit, të cilën vjenezët e quajnë me dashuri “Steffl”, është një nga monumentet e Vjenës dhe atraksionet më të vizituara të qytetit. Ndërtimi i saj filloi në shekullin XII, por vepra kryesore, kulla jugore, u ndërtua vetëm 75 vite më vonë, në vitin 1359. Ata që nuk janë klaustrofobikë mund të ngjisin shkallët e ngushta deri në dhomën e kullës, për të shijuar një pamje të mrekullueshme të kryeqytetit austriak, përcjell albinfo.ch.
Një vështrim në jetën mbretërore, Kompleksi i Pallatit Hofburg
Për shekuj me radhë, ky kompleks mbresëlënës, ndërtesë e periudhës së Rilindjes, ishte shtëpia e dinastisë perandorake të Habsburgëve. Sot, kompleksi përdoret për shumë qëllime – është rezidenca zyrtare e Presidentit austriak dhe, gjithashtu, aty ndodhen edhe Biblioteka Kombëtare Austriake, disa muze të ndryshëm dhe kisha Hofburg.
Këshilla jonë është qe të bëni një turne me guidë në Shkollën Spanjolle të Kalërimit për të takuar yjet e saj: hamshorët e racës Lipizzan.
Hapësira e gjelbër më e bukur, Volksgarten
Ky park, i cili është i hapur për publikun dhe mund të aksesohet pa pagesë, është i përsosur për t’u çlodhur gjatë eksplorimit të qytetit. Mund të gjendet lehtësisht, pasi ndodhet pikërisht pranë kompleksit të pallateve Hofburg. Nuk duhet të humbisni kopshtin e trëndafilave, ku ndodhen më shumë se 3,000 shkurre të trëndafilave të mbi 200 varieteteve. Ky kopsht është aq romantik sa shpesh përdoret si sfond për fotot e dasmave.
Vendi më i mirë për muzikë, Staatsoper
Një nga shtëpitë më të rëndësishme të operës në botë, Vienna Staatsoper, e njohur ndryshe si Opera Shtetërore e Vjenës, u hap në vitin 1869 me operën e Mozartit “Don Giovanni”.
Kjo ndërtesë e periudhës së Rilindjes me një kapacitet prej 1709 vendesh ofron rreth 350 shfaqje të operës dhe baletit çdo sezon.
Një shfaqje në opera nuk ka pse t’ju kushtojë shumë. Mund të gjeni bileta të lira për të parë një opera, por ato mund të shiten shpejt, kështu që duhet siguroheni që të rezervoni paraprakisht.
Kultura e kafenesë, Franziskanerplatz
Vjena është e famshme për kafenetë e saj, me disa prej tyre që e kanë zanafillën që në shekullin XIX, kur frekuentoheshin nga Frojdi dhe Trocki. Në vend që të shkoni te kafenetë më të njohura si luksozja Sacher, kërkoni kafene më të vogla për të shmangur turmat e turistëve, si “Kleines Café” në Franziskanerplatz. Kudo që të shkoni, mos harroni të provoni një copë tortë me çokollatë Sacher-Torte, një ëmbëlsirë tradicionale vjeneze.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës