Bota
Vendet më të bukura për t’i vizituar në Evropë gjatë vjeshtës
Shumë vende në BE kanë peizazhe shumë të bukura gjatë stinës së vjeshtës, por ato në vijim janë ndër më të mirat për t’u vizituar
Ka qenë një verë e gjatë dhe e nxehtë në Evropë, por së shpejti netët do të zgjaten, temperaturat do të ulen dhe pemët do të fillojnë të vishen me gjethet shumëngjyrëshe të vjeshtës.
Shumë vende në BE kanë peizazhe shumë të bukura gjatë stinës së vjeshtës, por ato në vijim janë ndër më të mirat për t’u vizituar, shkruan Shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Transilvani, Rumani
Ndërsa Transilvania është e njohur për legjendat e vampirëve dhe arkitekturës gotike, ajo është gjithashtu ndër vendet më të mira në Evropë për peizazhin shumëngjyrësh të vjeshtës.
Një nga vendet më të mira është Pylli Mociar, pylli më i vjetër i Rumanisë i cili mbulon 1,400 hektarë, ideal për t’u eksploruar në një ditë të freskët vjeshte.
Ndërkohë, një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të parë ngjyrat e vjeshtës është në rrugët e Rumanisë që shtrihen në lartësi, si rruga Transfagarasan, që lidh Transilvaninë me Vllahinë.
Liqeni Bled, Slloveni
Liqeni Bled në Slloveni ofron disa nga pamjet më të mahnitshme. Një shëtitje rreth liqenit i lejon vizitorët të shijojnë gjethet e arta.
Ndërsa vjeshta është shumë e ftohtë për të notuar, ka varka për t’u marrë me qira, për të shkuar në ishullin Bled dhe për të bërë disa foto mahnitëse të peisazhit përreth.
Kështjella Neuschwanstein, Bavari, Gjermani
Kështjellat përrallore të Bavarisë duket sikur kanë dalë nga një film i Disney-t. Kështjella Neuschwanstein, e vendosur në një kodër, rrethohet çdo vit nga ngjyrat e vjeshtës.
Ndërkohë, kështjella shtrihet në Alpet e mrekullueshme bavareze dhe u ndërtua si një pallat për mbretin Ludwig II, në fund të shekullit të 19-të.
Gjithashtu, bëni një udhëtim të qetë në Pyllin e Zi të Gjermanisë, ku drurët e elbit, ahu dhe lisi vishen me ngjyrat e vjeshtës, pranë pishave me gjelbërim të përhershëm.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?