Lajme

Vendet ku mund të konsumohet uji i çezmes

Kur u tregoni njerëzve se do të udhëtoni në një vend të huaj, ata në mënyrë të pashmangshme do t’ju bëjnë pyetjen: “A është e sigurt që të pini ujin e rubinetit atje?”

Në vend që t’u besoni thashethemeve nga udhëtarët e tjerë ose rezultateve të një kërkimi të nxituar në internet, mënyra më e sigurt për të mësuar rreth cilësisë së ujit në vendet që planifikoni të vizitoni, është duke u bazuar te raportet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Për të zbuluar se cilat vende kanë ujë të pijshëm në rubineta për turistët dhe cilat vende nuk kanë ujë të pijshëm, mund të gjeni më poshtë listën e çdo vendi nga destinacionet e CDC, ku raportimet më të fundit janë të datës 1 tetor 2022.

Vendet ku është e sigurt që të pini ujin e rubinetit

CDC ofron të njëjtën këshillë për çdo vend ku është e sigurt që të pini ujë nga rubineti.
“Standardet e ushqimit dhe të ujit në këto vende janë të ngjashme me ato në Shtetet e Bashkuara. Shumica e udhëtarëve nuk kanë nevojë të marrin masa paraprake të veçanta për ushqimin ose ujin, përtej asaj që bëjnë zakonisht në SHBA,” shpjegon CDC. “Sidoqoftë, udhëtarët që vizitojnë zonat rurale ose të largëta, të cilat furnizohen nga burime të parregulluara të ujit të tilla si puset private, duhet të marrin masa paraprake të veçanta për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm.”
Kjo është lista e rekomandimeve të CDC për vendet ku është e sigurt që të pini ujin e rubinetit:

Aruba

Australia

Austria

Bahrein

Belgjika

Bermuda

Kanadaja

Kili

Ishujt Kuk (Zelanda e Re)

Kosta Rika

Kroacia

Curaçao

Republika Çeke

Danimarka

Dubai

Anglia

Estonia

Finlanda

Franca

Gjermania

Greqia

Groenlanda (Danimarkë)

Guadelupe

Hungaria

Islanda

Irlanda

Isle of Man (Mbretëri e Bashkuar)

Izraeli (duke përfshirë Bregun Perëndimor dhe Gazën)

Italia

Japonia

Kuvajti

Lihtenshtajni

Luksemburgu

Malta

Martinique (Francë)

Monako

Holandë

Kaledonia e Re (Francë)

Zelanda e Re

Irlanda e Veriut (Mbretëri e Bashkuar)

Norvegjia

Palau

Polonia

Portugalia

Porto Riko

Réunion (Francë)

Shën Helena (Mbretëri e Bashkuar)

San Marino

Arabia Saudite

Skocia

Singapori

Sllovakia

Sllovenia

Korea e Jugut

Spanja

Suedia

Zvicra

Emiratet e Bashkuara Arabe

Mbretëria e Bashkuar

Shtetet e Bashkuara

Virgin Islands të SHBA

Uellsi

Vendet ku nuk është e sigurt që të pini ujin e rubinetit
Ana tjetër e medaljes është se uji në disa vende nuk është i sigurt për t’u pirë. CDC ofron të njëjtin paralajmërim për udhëtarët që vizitojnë këto vende.
“Ushqimi dhe uji i papastër mund t’u shkaktojnë udhëtarëve diarre dhe sëmundje të tjera,” shpjegon CDC. “Ulni rreziqet duke iu përmbajtur normave të sigurisë për përdorimin e ujit dhe pastrimin e ushqimit.”
Për të reduktuar rrezikun që të sëmureni gjatë udhëtimit në një vend ku uji nuk është i sigurt për t’u pirë, CDC paralajmëron udhëtarët që të konsumojnë vetëm ujë të blerë në shishe me kapak të mbyllur ose ujë që është dezinfektuar. Udhëtarët gjithashtu duhet të përdorin vetëm akull të bërë nga uji i ambalazhuar ose i dezinfektuar. Dhe, sigurisht, udhëtarët duhet të shmangin përdorimin e ujit të rubinetit ose të pusit, si dhe akullin e bërë me ujë nga këto dy burime.
Kjo është lista e rekomandimeve të CDC-së për vendet ku nuk është e sigurt që të pini ujin e rubinetit:

Afganistani

Shqipëria

Algjeria

Samoa amerikane

Angola

Anguilla (Mbretëri e Bashkuar)

Antigua dhe Barbuda

Argjentina

Armenia

Azerbajxhani

Azores

Bahamas

Bangladeshi

Barbados

Bjellorusia

Belize

Benini

Butania

Bolivia

Bonaire

Bosnja dhe Hercegovina

Botsvana

Brazili

Territori Britanik i Oqeanit Indian

Brunei

Bullgaria

Burkina Faso

Birmania (Myanmar)

Burundi

Kamboxhia

Kameruni

Ishujt Kanarie (Spanjë)

Kepi ​​Verde

Ishujt Kajman

Republika e Afrikës Qendrore

Çadi

Kina

Ishulli i Krishtlindjeve (Australi)

Ishujt Cocos (Australi)

Kolumbia

Komoret

Republika e Kongos

Côte d’Ivoire (Bregu i Fildishtë)

Kuba

Qipro

Republika Demokratike e Kongos

Xhibuti

Dominika

Republika Domenikane

Ishulli i Pashkëve (Kili)

Ekuadori (duke përfshirë ishujt Galapagos)

Egjipti

El Salvadori

Guinea Ekuatoriale

Eritrea

Eswatini (Swaziland)

Etiopia

Ishujt Falkland

Ishujt Faroe (Danimarkë)

Fixhi

Guiana Franceze (Francë)

Polinezia Franceze (duke përfshirë grupet e Ishujve të Shoqërisë: Tahiti, Moorea dhe Bora-Bora)

Gabon

Gambia

Gjeorgjia

Gana

Gjibraltar (Mbretëri e Bashkuar)

Grenada

Guam (SHBA)

Guatemala

Guinea

Guinea-Bissau

Guajana

Haiti

Hondurasi

Hong Kongu

India

Indonezia

Irani

Iraku

Xhamajka

Kazakistani

Kenia

Kiribati (i njohur më parë si Ishujt Gilbert)

Kosova

Kirgistani

Laosi

Letonia

Libani

Lesoto

Liberia

Libia

Lituania

Makau

Madagaskari

Ishujt Madeira (Portugali)

Malavia

Malajzia

Maldivet

Mali

Ishujt Marshall

Mauritania

Mauritius

Mayotte (Francë)

Meksika

Shtetet Federative të Mikronezisë (përfshirë Ishujt Yap, Pohnpei, Chuuk dhe Kosrae)

Moldavia

Mongolia

Mali i Zi

Montserrat (Mbretëri e Bashkuar)

Maroku

Mozambiku

Namibia

Nauru

Nepali

Nikaragua

Nigeri

Nigeria

Niue (Zelanda e Re)

Ishulli Norfolk (Australi)

Korea e Veriut

Maqedonia e Veriut

Omani

Pakistani

Panamaja

Papua Guinea e Re

Paraguai

Peruja

Filipinet

Ishujt Pitcairn (Mbretëri e Bashkuar)

Katari

Rumania

Rusia

Ruanda

Saba

Shën Barthelemy

Shën Kitts dhe Nevis

Shën Luçia

Shën Martin

Saint Pierre dhe Miquelon (Francë)

Shën Vincenti dhe Grenadinet

Samoa

Sao Tomé dhe Principe

Senegali

Serbia

Seychelles

Sierra Leone

Shën Eustatius

Sint Maarten

Ishujt Solomon

Somalia

Afrika e Jugut

Gjeorgjia e Jugut dhe Ishujt South Sandwich (Mbretëri e Bashkuar)

Sudani i Jugut

Spanja

Sri Lanka

Sudani

Surinami

Siria

Tahiti (Polinezia Franceze)

Tajvani

Taxhikistani

Tajlanda

Timor-Leste (Timori Lindor)

Togo

Tokelau (Zelanda e Re)

Tonga

Trinidad dhe Tobago

Tunizia

Turqia

Turkmenistani

Ishujt Turks dhe Kaikos (Mbretëri e Bashkuar)

Tuvalu

Uganda

Ukraina

Uruguai

Uzbekistani

Vanuatu

Venezuela

Vietnami

Ishujt e Virgjër Britanikë

Wake Island (SHBA)

Jemeni

Zambia

Zimbabve/monitor