Lajme
Vendet ku aplikohet doza përforcuese e vaksinës anti-COVID
Përhapja e varianteve Delta dhe Omicron ka detyruar shumë vende në botë që nisin vaksinimin me dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID. Doza e tretë e vaksinës anti-COVID këshillohet të merret 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Amerika e Veriut
Autoritetet shëndetësorë në SHBA njoftuan më 30 nëntor se të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të marrin një injeksion përforcues pasi shfaqja e Omicron thekson rëndësinë e vaksinimit.
Ndërsa Komiteti Këshillimor Kombëtar i Kanadasë për Imunizimin po rekomandon injeksione përforcuese për personat që kanë sëmundje në sistemin imunitar.
Europa
Më 24 nëntor Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rekomandoi përforcues vaksinash për të gjithë të rriturit, me prioritet për ata mbi 40 vjeç.
Komisioni Europian propozoi më 25 nëntor që banorët e BE-së do të duhet të marrin dozën përforcuese për COVID-19 nëse duan të udhëtojnë në një vend tjetër të bllokut verën e ardhshme pa teste ose karantina.
Disa nga vendet evropiane që ofrojnë përforcues për të rriturit:
- Italia, Austria dhe Britania e Madhe ofron dozë përforcuese për të gjithë personat mbi 40 vjeç dhe për personat e rrezikuar.
- Republika Çeke; Franca do të injektojnë së shpejti të gjithë të rriturit.
- Gjermania ka nisur vaksinimin për personat mbi 18-vjeç.
- Malta ka nisur injektimin për personat mbi 12-vjeç.
- Norvegji, Poloni, Rusi, Rumani janë miratuar vetëm përforcuesit nga Pfizer ose Moderna.
- Serbi, Sllovaki, Spanjë, injeksione përforcuese Pfizer ose Moderna për të gjithë të injektuarit me J&J.
Vendet që po ofrojnë përforcues për njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe të moshuarit:
- Belgjika, Bullgaria; Danimarka, Finlanda, Lituania, Holanda kanë nisur injektimin për personat mbi 60 vjeç.
- Portugalia do të ofrojë injeksione përforcuese për një të katërtën e popullsisë së saj deri në fund të janarit, duke përfshirë personat mbi të 50-at të injektuar me vaksinën J&J.
- Zvicra do të rekomandojë dozat përforcuese për personat nën 65 vjeç javët e ardhshme.
Afrika
- Egjipti do të aktivizojë brenda disa ditësh një plan për të ofruar vaksina përforcuese për të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
- Maroku filloi të japë një dozë të tretë duke filluar që nga tetori.
- Nigeria po përpiqet të sigurojë injektime përforcuese.
Vende të tjera:
- India nuk po shqyrton autorizimin e dozave përforcuese të COVID-19.
- Bahrein po përdor vaksinën Sputnik V për të gjithë personat mbi 18 vjeç.
- Izraeli po injekton për personat mbi 12 vjeç.
- Koreja e Jugut injektime për grupet me rrezik të lartë ose personat me sistem imunitar të dobësuar.
- Turqia, Tajlanda, injektime përforcuese për njerëzit të cilëve u është dhënë vaksina Sinovac.
- Kina, Hong Kongu, Singaporu, Kili, Brazili, Republika Dominikane, El Salvador, ofrojnë përforcues për njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe të moshuarit.
- Australia ka nisur injektimin e vaksinave përforcuese në nëntor për të rriturit plotësisht të vaksinuar.
- Brazili dhe Uruguai ofrojnë një dozë Pfizer për ata që janë plotësisht të vaksinuar me Sinovac.
- Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, lejohet vaksinimi i personave të rritur./Euronews
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind