Lajme

Vendet që kanë lehtësuar masat anti-Covid

Disa vende në Europë tashmë kanë lehtësuar masat anti-COVID.

Ndër to Spanja, që e konsideron një virus normal, ndërsa Danimarka fiton lirinë nga 1 shkurti.

Nga e premtja qytetarët në Barcelonë filluan të hyjnë brenda restoranteve, bareve dhe palestrave pa pasur nevojë për një certifikatë COVID, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Edhe në mbledhjet familjare nuk ka më kufizime, lejohen më shumë se 10 persona. Kufizimi i vetëm për momentin është jeta e natës.

Qeveria daneze njoftoi se nga 1 shkurti nuk ka më asnjë masë kufizuese.
Pavarësisht kësaj, disa kompani ende zgjedhin të respektojnë disa masa në vendin e punës, si dezinfektuesit e duarve, vetëtestimin dhe izolimin.

Shqetësimi i kompanive është se një infeksion në rritje në javët e ardhshme mund të ketë pasoja katastrofale. Disa ekspertë pretendojnë se rihapja është shumë e nxituar.

Më shumë se 98 mijë të infektuar raportohet në Rusi. Megjithatë autoritetet ruse kanë shmangur vendosjen e kufizimeve të rrepta.
Jo të gjitha shtetet po e menaxhojnë njësoj këtë valë të pandemisë.