Bota
Vendet evropiane kërkojnë qendra për të riatdhesuarit
Italia dhe 14 vende të tjera të BE-së, përfshirë qeveritë e Bullgarisë, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Greqisë, Qipros, Maltës, Holandës, Austrisë, Polonisë, Rumanisë dhe Finlandës, në një letër drejtuar Komisionit Evropian sugjerojnë “shqyrtimin e bashkëpunimit të mundshëm me vendet e treta për mekanizmat e qendrës së riatdhesimit, ku të kthyerit mund të transferohen në pritje të largimit të tyre përfundimtar”.
“Ne nxisim forcimin e aspekteve të brendshme dhe të jashtme të riatdhesimit, për të arritur në një politikë efektive të riatdhesimit të BE-së”, thuhet në deklaratën e tyre.
“Kjo mund të përfshijë, ndër të tjera, sigurimin e sistemeve më efektive të kthimit në shtetet anëtare të BE-së që zbatojnë plotësisht vendimet e kthimit”, vazhdon letra, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Lidhur me qendrat në vendet e treta për të kthyerit, ne nxisim Komisionin dhe shtetet anëtare të eksplorojnë modele të mundshme brenda ‘acquis’ aktuale të BE-së, si dhe duke marrë parasysh nevojën e mundshme për ndryshime në Direktivën e Kthimit”, përfundon deklarata e 14 vendeve të BE-së.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit