Bota
Vendet e BE-së pranojnë 25 mijë emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme
"Ofrimi i rrugëve të ligjshme eliminon nevojën që njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre dhe të mbesin në duart e kontrabandistëve"
Shtetet anëtare të BE-së janë zotuar të pranojnë 25 mijë refugjatë direkt nga Afrika dhe Lindja e Mesme gjatë dy vjetëve të ardhshme. Këtë e deklaroi komisari i BE-së për migracionin, Dimitris Avramopulos në Luksemburg, ku u mbajt një takim i ministrave të brendshëm të BE-së.
“Ofrimi i rrugëve të ligjshme eliminon nevojën që njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre dhe të mbesin në duart e kontrabandistëve”, tha Avramopoulos, transmeton albinfo.ch.
Komisioni Evropian ka vendosur objektivin në dy vjetët e ardhshme për të gjetur një alternativë “të sigurt dhe ligjore” për kalimin e rrezikshëm të Mesdheut, duke pranuar 50,000 refugjatë.
Në kontrast me zhvendosjen e kontestuar të azilkërkuesve nga Italia dhe Greqia, të përcaktuara me kuota të detyrueshme, këtë herë pritja e refugjatëve do të jetë në baza vullnetare. KE ka rezervuar 500 milionë euro për vendet që duan të ndihmojnë, që është 10,000 euro për person.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër