Shkurt.ch

Vendet e punës “braktisin” Zvicrën, shkak: frangu i fortë

“Një sektor hulumtimesh në Indi ofron rezultate të njëjta sikurse një i tillë në Zvicër, ndërkohë që kushton shumë më pak”

Frangu i fortë po shtyn koncernet e mëdha të hulumtojnë fuqinë punëtore jashtë Zvicrës, respektivisht të bartin vendet e punës në vende ku fuqia punëtore kushton më lirë. Kështu ka konstatuar ndërmarrje këshillëdhënëse për ekonomi Deloitte për mediet zvicerane.

“Në rastet kur fitimi duhet të llogaritet në euro ose dollarë ndërsa shpenzimet (pagesa për punën) janë bërë me franga, firmat e mëdha ndërkombëtare duan ta ndërrojnë lokacionin, të bartin selitë në vende jashtë Zvicrës”, është shprehur eksperti i Deloitte Rolf Schönauer.

“Një sektor hulumtimesh në Indi ofron rezultate të njëjta sikurse një i tillë në Zvicër, ndërkohë që kushton shumë më pak”, ka sqaruar Schönauer.