Lajme
Vendet e BE-së që po reduktojnë varësinë nga gazi rus
Vendet europiane janë në kërkim të alternativave për të siguruar pavarësinë nga gazi rus.
Deri në qershor pritet që të ndërtohet një tubacion gazi në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë.
Këto janë përpjekjet më të fundit të Bashkimit Europian për të lehtësuar varësinë nga furnizimi me gaz rus. Tubacioni “Gas Interconnector Greece Bulgaria” synon të plotësojë rrjetin ekzistues evropian, i cili do t’u sigurojë dy vendeve dhe fqinjëve të tyre akses në lidhje të reja në rrjet, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Bëhet fjalë për një tubacion çeliku me presion të lartë për të transferuar gazin natyror nga sistemi i tubacionit të gazit natyror të Greqisë, në sistemin e tubacionit të gazit natyror të Bullgarisë.
Ndërkohë, krerët bullgarë dhe rumunë njoftuan gjithashtu plane për të punuar së bashku. Kryeministri bullgar thotë se ata mund të marrin gaz nga Rumania, ta dërgojnë në Turqi dhe anasjelltas.
Bullgaria po konsideron edhe Azerbajxhanin si një burim të mundshëm gazi.
Polonia dhe Republika Çeke do të rifillojnë bisedimet e tyre për ndërtimin e gazsjellësit Stork II. Diskutimet më parë u lanë në mes, por të dy vendet tani janë të hapura për bashkëpunim energjetik.
Ky vendim është marrë pasi Çekia varet 90 për qind nga gazi rus.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind