Lajme

Vendet e Ballkanit, ku alkooli shitet më shtrenjtë se në BE

Pijet alkoolike kryesisht janë të shtrenjta, duke qenë se konsiderohen si produkt ‘luksi’. Mirëpo çmimet e tyre variojnë nga vendi në vend.

Nē përgjithësi ekziston një përshtypje se në vendet e Bashkimit Evropian alkooli shitet më shtrenjtë se në vendet e Ballkanit.

Mirëpo, të dhënat flasin ndryshe. Shqipëria dhe Mali i Zi, sipas Eurostatit, kanë çmime më të shtrenjta të alkoolit krahasuar me vendet e rajonit, por çmimet e tyre shpeshherë tejkalojnë edhe vendet e Bashkimit Evropian, raporton Albinfo.ch.

Në Shqipëri dhe në Mal të Zi pijet alkoolike kushtojnë më shtrenjtë se në shtetet e tjera të rajonit, madje janë edhe mbi mesataren e disa shteteve të Bashkimit Evropian.

Në Shqipëri, indeksi i çmimeve të alkoolit është 107.8% që i bie se ky çmim është 8 për qind më i shtrenjtë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

Në Mal të Zi kjo mesatare është edhe mē e lartë me 11.3% më shumë sesa mesatarja e BE-së.

Bazuar në të dhënat e Eurostatit, në vitin 2019, çmimi i pijeve alkoolike në gjithë Bashkimin Europian (BE) ishte më shumë se dy herë më i lartë në shtetin anëtar më të shtrenjtë sesa në atë më të lirë.