Lajme
Vend i çuditshëm, por me pamje mahnitëse
Konsiderohet si vendi më i qetë në botë, shkëmbi i lartë 40 metra me kishën e ndërtuar në majë të tij
Shkëmbi i lartë rreth 40 metra, kisha e ndërtuar në majë, malet e bukura përreth i japin një pamje mahnitëse, piktoreske, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se gjithë hapësira në krye mbulon vetëm 150 metra katrorë dhe, duke qenë se nuk ka ashensor, mund të arrihet vetëm me ndihmën e duarve, këmbëve dhe me pak fat. Shtylla e jetës, ose Shtylla Katskhi, është një monolit natyror gëlqeror në një fshat me të njëjtin emër në Gjeorgjinë perëndimore, i cili është i rrethuar nga Lugina e lumit Katskhura.
Thuhet se në krye të saj janë mbetjet e kishës së Shën Maksim, që daton nga shekulli i 9-të apo i 10-të, ka një kriptë, një bodrum vere dhe mbetjet e një fortese të dikurshme. Në pamje, ajo kujton manastiret në re: Kishin jetuar murgj që do të vdisnin më me qejf nga uria sesa të merrnin ushqim nga një grua.
Vlen të theksohet se ngjitja e parë e regjistruar ndodhi në vitin 1944, kur alpinistët Alexander Japardze dhe Levan Gotua gjetën trupin e një banori të mëparshëm në krye.
Po ashtu, supozohet se ky ishte një vend i soditjes dhe lutjes së qetë, të destinuar për vetmitarët që dëshironin të ndaheshin nga pjesa tjetër e botës, transmeton kosovapress.
Një hulumtim më intensiv u krye ndërmjet viteve 1999 dhe 2009, kur objektet u rindërtuan me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore të Gjeorgjisë dhe asaj iu shtua kisha e Simon Stilith.
Banori aktual është prifti 67-vjeçar Maxim Qavtaradze, i cili ka bërë shkallët e improvizuara që zbresin dhe ngjiten në Shtyllën e Jetës dy herë në javë. Gjërat ushqimore i dorëzohen atij duke përdorur karroca. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim