Sport

Vëllezërit Xhaka përsëri kundër njëri-tjetrit

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vuri përballë vëllezërit Xhaka, që u ndeshen edhe në Kampionatin Evropian, ku Graniti përfaqëson Zvicrën, derisa Taulanti Kombëtaren shqiptare

Vëllezërit Xhaka përsëri do të ndeshen kundër njëri-tjetrit. Graniti i cili luan me Arsenalin dhe Taulanti me Baselin, do të takohen në grupet e Ligës së Kampionëve, shkruan albinfo.ch.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vuri përballë vëllezërit Xhaka, që u ndeshen edhe në Kampionatin Evropian, ku Graniti përfaqëson Zvicrën, derisa Taulanti Kombëtaren shqiptare.

Ky ballafaqim bëri që mediet ndërkombëtare të shkruajnë pareshtur për këtë takim, që ishte zhvilluar më 11 qershor. Tashmë vëllezërit Xhaka, të lindur në Bazel me prejardhje nga Prishtina, do të përballen sërish.

Pjesë e këtij grupi janë edhe PSG dhe Ludogortes. Napoli i Elseid Hysajt do të ndeshet me Benifica, Dinamo Kiev dhe Besiktas, derisa Bayer Leverkusen ku luan Admir Mehmedi do të ketë kundërshtarë CSKA Moska, Tottenham Hotspur dhe Monaco.

Besnik Hasi që drejton Legian e Varshavës, do të ketë kundërshtarë mjaft të fortë si Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Sporting Lisbona.