Integrimi

Vëllezërit Xhaka: njëri për Zvicrën, tjetri për Shqipërinë

Vëllezërit Xhaka kanë zgedhur të luajnë në kombëtare të ndryshme në arenën ndërkombëtar

Dy vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka do të marrin pjesë së bashku për herë të parë në një kampionat. Ata do të luajnë kundër njëri-tjetrit në Euro 2016, që do të mbahet në Francë.
Granit Xhaka do të luajë për Zvicrën, e Taulanti pë kombëtaren e Shqipërisë.

Kombëtarja e Taulant Xhakes është kualifikuar për në Euro 2016 mbrëmë pas ndeshjes me Armeninë që ka përfunduar me rezultat bindës 3:0, duke hyrë në histori, pasi për herë të parë është pjesë e një gare evropiane të futbollit pas 85 vjet formimi të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Zvicra e Garanit Xhakes ishte kualifikuar të premten mbrëma me fitoren kundër San Marinos.

Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka, me postimet e tij në rrjetet sociale i ishte gëzuar edhe fitores së Shqipërisë kundër Armenisë.

Po vëllezërit Xhaka nuk janë të vetmit që kanë bërë këtë zgjedhje.

Janë, për shembull, vëllezërit Boateng që luajnë njëri për Gjermaninë dhe tjetri për Ganën, pastaj vëllezërit Mandana Francë dhe Kongo, vëllezërit Pogba, Francë dhe Guinea, vëllezërit Rodrigues, Zvicër apo Kili, etj.