Futbolli Shqiptar në Zvicër
Vëllezërit futbollistë
Sigurisht, më të njohurit janë vëllezërit Xhaka. Njëri zgjodhi Zvicrën e tjetri Shqipërinë. Albinfo.ch ju sjell vëllezërit shqiptarë që janë futbollistë të njohur
Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë në Evropë. Një ndër sektorët ku janë më të suksesshëm është sporti. Futbollistët shqiptarë kanë pushtuar ligat evropiane, dhe janë imazhi më i mirë për shqiptarët në diasporë. E veçanta e disa prej tyre është se janë vëllezër, madje edhe shumë të njohur. Sigurisht ndër më të njohurit janë vëllezërit Xhaka. Njëri zgjodhi Zvicrën e tjetri Shqipërinë dhe ishin në qendër të vëmendjes në Kampionatin Evropian pasi u përballën në fushë kundër njëri-tjetrit. Albinfo.ch ju sjell vëllezërit shqiptarë që janë futbollistë të njohur.
Të lindur në Bazel, rruga e vëllezërve Xhaka ishte e ndryshme, edhe pse njëri për tjetrin janë më shumë se vëllezër. Dy dytë filluan karrierën në Basel. Taulanti ende në fakt është pjesë e kampionëve të Zvicrës, derisa Graniti luan me shumë sukses në Arsenal. Vëllai i vogël vendosi të luajë për Zvicrën, ndërsa i madhi për Shqipërinë, por të dy janë maksimalisht profesionistë. Shorti në Kampionatin Evropian i vuri përballë njëri-tjetrit. “Sigurisht se do të jetë një përballje emocionuese, por ne jemi profesionistë në fushë”, pati deklaruar Graniti para duelit Zvicër-Shqipëri, që ishte edhe ndeshja e parë në grupe. “Të gjithë flasin e më pyesin për këtë ndeshje. Nuk është lehtë, pasi ne jemi vëllezër, por ne do të japim maksimumin në fushë”, thoshte Taulanti që mbron ngjyrat kuqezi. Dhe kështu ndodhi. Zvicra fitoi 1:0, derisa vëllezërit ndërruan fanellat në fund. Më pas u ndeshen edhe në Ligën e Kampionëve. Edhe dy takimet Basel-Arsenal ishin emocionuese, por Graniti e Taulanti dhanë maksimumin për skuadrat e tyre.
Familja Ajeti me tre futbollistë
Familja Ajeti i ka dhënë shumë futbollit shqiptar. Më i madhi, Arlind Ajeti luan me Torinon dhe Kombëtaren shqiptare. Edhe pse i lindur dhe filloi karrierën në Basel, Arlindi vendosi të përfaqësojë ngjyrat kuqezi. Ai luajti edhe për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, derisa në fund zemra i foli shqip. Arlindi është vëllai i madh, derisa edhe Albiani dhe Adonisi janë futbollistë shumë të dalluar. Binjakët nga sezoni i ardhshëm do të luajnë së bashku në Saint Gallen. Dy futbollistët ende nuk kanë vendosur se për cilën Kombëtare do të luajnë në të ardhmen. Familja Ajeti është me prejardhje nga Podujeva.
Njëri për Kosovën e tjetri për Norvegjinë
Edhe dy vëllezër tjerë luajnë për dy Kombëtare tjera. Valoni luan për Kosovën, kurse Vetoni për Norvegjinë. Vëllezërit Berisha kanë ndarë fatet e tyre në fushë, por mbeten vëllezër të bashkuar. Valoni madje ka hyrë në histori si futbollisti i parë, i cili shënon për Kosovën. Ai realizoi ndaj Finlandës nga penalltia. Valoni ka lindur në Malmo të Suedisë, derisa Vetoni në Egersund të Norvegjisë. (B.R.)
Suad dhe Emir Sahiti janë tjerë vëllezër futbollistë shqiptarë që kanë vendosur të luajnë për Kombëtare të ndryshme. Suadi i lindur në Beograd ka vendosur të luajë për Maqedoninë U-21, kurse Emiri i lindur në Zemun të Serbisë të përfaqësojë Shqipërinë U-21. Vëllezërit Sahiti
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra