Sport
Vëllazërorja Kosovë-Shqipëri, ndeshja ku të gjithë ishim “tanët” (foto)
Areali rreth stadiumit "Letzigrund" ku u luajt ndeshja,siç e tregon edhe kjo tufë fotografish të realizuara nga albinfo.ch disa orë para se të fillonte ajo, kishte filluar të frymonte shqip. Dhe kështu ka vazhduar edhe gjatë e pas ndeshjes
Ndeshja miqësore Kosovë – Shqipëri që u luajt mbrëmjen e 29 majit në Cyrih, ia ka vlejtur të shikohet, jo aq për rezultatin me të cilin u përmbyll por në radhë të parë për atmosferën që e ka karakterizuar sfondin, para dhe pas ndeshjes. Areali rreth stadiumit “Letzigrund” ku u luajt ndeshja,siç e tregon edhe kjo tufë fotografish të realizuara nga albinfo.ch disa orë para se të fillonte ajo, kishte filluar të frymonte shqip.
Madje, edhe në një rreze prej disa kilometrash rreth kësaj “epiqendre” ndjeheshin rrathët e “erupcionit” që po ndodhte aty: ngado nëpër stacione lokale autobusësh ose tramvajash takoje një grup të rinjsh me flamuj kombëtarë ose me flamuj shtetërorë të Kosovës që përplot gjallëri ia kishin mësyrë stadiumit. Ajo që dihet dhe me të cilën jemi mësuar tashmë, ishte se umtëmë të shnë numër më të madh ishin flamujt kombëtarë ose veshjet e kombinuara kuq-zi të këtyre tifozëve.
Por një gjë që do ta kenë vënë re të gjithë është se, si jashtë stadiumit, ashtu dhe brenda tij, në asnjë çast nuk ka pasur rrezik të ndonjë konflikti mes “tifozerive”, nëse mund t`i quajmë kështu grupet gazmore e paqësore të futbolldashësve. Kjo, për faktin se për të gjithë ata, më shumë kishte rëndësi atmosfera vëllazërore e ndeshjes që zyrtarisht quhej “miqësore” se sa fryma garuese ose fituesi. Prandaj, në stadium as që kishte ndarje klasike të tribunave në mes ” të tanëve” dhe “të atyre”, pasi që të gjithë aty ishin pak a shumë “tanët”. Për këtë arsye, mund të shihje grupe tifozësh me flamuj dhe veshje kuq e zi që i gëzoheshin një goli të shënuar nga Kosova, siç kishte edhe tifozë me flamuj të Kosovës që brohorisnin “Shqipëri etnike” ose “Shqipëri”. Më në fund këtë atmosferë më mirë se çdo gjë e përshkruan fakti se në fund të ndeshjes u këndua himni kombëtar shqiptar, njëzëri, nga të dy përfaqësueset e futbollit.
Rezultati i ndeshjes pastaj është diçka tjetër. Ai u takon ta analizojnë ekspertët e futbollit gjegjësisht dy federatat përkatëse.































E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











