ALBINFO.CH
E-Diaspora
Vëllazëria e skuadrës „Eagles”, çelës i sukseseve në futboll
Nëse dëshironi një argëtim tjetër nga ekipet futbollistike shqiptare në Zvicër, shikoni FC Eagles Aarau, ata janë më të suksesshëm dhe më atraktivë! Ata luajnë futboll në kampionatin zviceran dhe për çdo vit „fluturojnë” nga një ligë në tjetrën!
Ju mbase nuk mund ta paramendoni dot, por në ekipin e tyre të gjithë janë shqiptarë, janë shokë, miq, dashamirë, vëllezër e kushërinj.
Për vetëm tre vjet skuadra e këtyre futbollistëve, FC Eagles (Shqiponjat), ka shkelur pa mëshirë kundërshtarët në tri kategori të futbollit zviceran, duke startuar nga liga e pestë në vitin 2012, pastaj në ligën e katërt, të tretën gjerë në fund të këtij sezoni dhe sivjet në vjeshtë startojnë në ligën e dytë regjionale.
Me 25 fitore radhazi dhe 102 gola të shënuar, dy barazime dhe një humbje, „Shqiponjat” kanë mbyllur me fitore të shtunën formalitetin e fundit në ligën e tretë ndaj skudrës FC Niederlenz me rezultat 3-0.
Një meritë të veçantë për sukseset e këtij ekipi shqiptar, sipas kryesisë, mban mbi supe lojtari me numër shtatë, Adnan Gashi, i cili ka mbështetur fuqishëm klubin që nga dita e parë.
Suksesi i ekipit të Shqiponjave është arritur vetëm me respekt e disiplinë të trajnerëve dhe lojtarëve që kanë ditur për tre vjet rresht të bëjnë dallimin me fitore në secilën ligë që kanë luajtur, veçon shefi sportiv. „Gjithsesi këtu merita të mëdha kanë sponzorët, kryesia dhe anëtarët. Ne veç të bashkuar e si vëllezër jemi të fortë e bëjmë fuqinë”, shkruan ai.
Por si u bë që në këtë skuadër të ketë kaq shumë gashjanë, pyesim shefin e sportit të këtij ekipi, Ilir Gashi.
Ideja për formimin e klubit ka ardhur spontanisht gjatë vitit 2012, thotë ai për albinfo.ch.
Ne mblidheshim për çdo fundjavë me shokë, vëllezër e kushërinj për të luajtur futboll dhe pas disa takimeve, në vitin 2012 startuam ne ligën e pestë me emrin FC Eagles.
Sukseset e kësaj skuadre nuk varën vetëm nga Gashët, aty ka edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm për ekipin, vlerëson shefi sportiv.
Në fakt, në këtë ekip, ndonëse ka edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm, Gashët përbëjnë më shumë se gjysmën e ekipit. Janë mbi njëmbëdhjetë Gashjanë, të gjithë të një familjeje që luajnë në këtë skuadër.
Albinfo.ch mëson se në këtë ekip, krahas pasionit dhe talentit për futboll që kanë këta djem, në jetën profesionale ata shquhen me profesione të mira, ku shumë prej tyre janë menaxherë e udhëheqës të suksesshëm.
„Shumica e lojtarëve të „Shqiponjave” janë në pozita të mira pune. Kemi tre arkitektë në skuadër. Të tjerët janë udhëheqës e në pozita të larta pune në kompanitë ku punojnë”, tregon Ilir Gashi, i cili në jetën profesionale ushtron detyrën e shefit të prodhimit në kompaninë „Stebler” në Oesingen.
Gjatë kësaj jave FC Eagles i pret edhe një sfidë e rëndësishme, të cilën dëshirojnë ta mbyllin me sukses, thotë Iliri.
FC Eagles do të përballet të enjten kundër FC Klingnau, për titullin e kampionit të skuadrës më të mirë të kantonit Argau për kategorinë e tretë. Kjo skuadër ka po ashtu shumë shqiptarë në mesin e vet, thotë ai. „Janë rreth 10 lojtarë shqiptarë që luajnë në këtë ekip”.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve