Shkurt.ch
Vëllai merr hak për motrën, qëllon mbi dhëndrrin e vrarë!
Në rast gjykimi, ai mund të dënohet me deri në tri vite burg dhe me gjobë
Tragjedia familjare që ka ndodhur të hënën e kaluar në Perlen të Lucernit, me ç`rast janë plagour dy gra dhe është vrarë një burrë ka edhe një protagonist. Fjala është për vëllain më të ri të 27 vjeçares së vrarë.
I riu 22 vjeçar nuk pranon të flasë për mediet, por avokati i tij, Rudolfg, thotë kështu: “Klienti im ka pranuar se ka shtënë me armë mbi dhëndrrin. Ai, pasi ka parë motrën dhe nënën në gjendje të vështirë ka vepruar në afekt duke shtënë kundër dhëndrrit.
Por ai kishte qëlluar atë në një kohë që dhëndrri tashmë ishte i vdekur. Për këtë arsye ai është liruar mga burgu për hetime qysh të premten. 22 vjeçari kishte shtënë nga revolja e të vrarit”.
Pasi që kishte plagosur bashkëshorten dhe nënën e saj, shqiptari 33 vjeçar nga Kosova kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Por, siç e ka konfirmuar edhe policia, dy vëllezërit e gruas së plagosur i ishin vënë pas atij, shkruan blick.ch.
Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur i vrarë 33 vjeçari ndërsa pranë tij kanë qenë edhe vëllezërit e bashkëshortes së tij. Kjo rrethanë kishte shërbyer si indicie se vëllezërit mund të ishin të implikuar në vrasjen.
Në policinë e Lucernit thonë se vëllai nuk mund të paditet për vrasje. Por kundër tij mund të ngrihet padi për prishjen e kufomës. Në rast gjykimi, ai mund të dënohet me deri në tri vite burg dhe me gjobë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës