Lajme
Vëllai i reperes së njohur shqiptare dënohet për zhvatjen e një artisti
Gjykata Penale e ka dënuar menaxherin për falsifikim të dokumenteve, përpjekje për shantazh dhe përgjime të shumta dhe regjistrim të bisedave
Një kosovar, menaxher, 40-vjeçar, ka shantazhuar një artist, trashëgimtar i një konteshe të pasur nga Lucerni, me regjistrime të fshehta zanore.
Për këtë dhe për falsifikim, ai është dënuar me 2 vjet burgim, 9 muaj nga të cilat duhet t`i mbajë, pjesën etjetër me kusht, shkruan zentralplus.ch. dhe blick.ch.
Kontesha, e cila edhe vetë kishte qenë viktimë një mashtrimi, i kishte lënë të birit trashëgim një pasuri të konsiderueshme, transmeton albinfo.ch.
Ai ka jetuar për vite me radhë në hotelin luksoz të Lucernit, “Monopol”, dhe ka punuar si artist deri në fund të jetës së tij.
Për të promovuar pikturat e tij dhe për t’i prezantuar ato në ekspozita, ai mori një menaxher dhe doli se kishte marrë vendim të gabuar.
Sipas zyrës së prokurorit publik, kosovari kishte një “marrëdhënie biznesi afatgjatë” me artistin. Si menaxher, vëllai i një repereje të njohur ka kryer detyra të ndryshme për artistin – ndër të tjera, i ka organizuar atij një intervistë në televizionin kosovar.
Në një moment, marrëdhënia e tyre u prish. Kështu, menaxheri iu kthye bordit të arbitrazhit duke pretenduar se artisti kishte pagesa të papaguara ndaj tij, përcjell albinfo.ch. Ai kishte prezantuar një “pranim të borxhit” për 480,000 euro dhe 40,000 franga, të cilat, sipas tij, i kishte nënshkruar artisti.
Por artisti, trashëgimtar i pasur, e ka mohuar gjithë kohën të ketë nënshkruar këtë letër. Origjinali i letrës është gjetur përfundimisht gjatë një bastisjeje në ambientet e shtëpisë së menaxherit. Sipas një raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Cyrih, kjo letër duket të jetë e rreme.
Prokuroria publike më tej akuzon kosovarin për incizimet e fshehta zanore të bisedave që artisti kishte pasur me palë të treta. Pastaj mbi bazë të tyre ai është përpjekur ta shantazhonte me të.
Gjykata penale tani ka dënuar menaxherin për falsifikim të dokumenteve, përpjekje për shantazh dhe përgjime të shumta dhe regjistrim të bisedave.
Siç mund të shihet nga vendimi, gjykatësi i ka shqiptuar atij një dënim me dy vjet burg, transmeton albinfo.ch. Nga to, ai duhet të vuajë nëntë muaj. Për pjesën tjetër, dënimi është me kusht.
Artisti ndërkohë ka ndërruar jetë. dhe rrethanat e sakta të vdekjes së tij nuk dihen.
Sidoqoftë, gjykimi nuk është përfundimtar. Palët mund të vendosin nëse do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kantonale.
Pasi që para dy vjetësh, menaxherin e kishin ndërlidhur me akuzat që rëndonin motrën e tij, reperen e njohur, ai kishte mohuar me forcë raportet në media sipas të cilave ai kishte ndonjë lidhje me mashtrimet. “Unë jam përgjegjës për veten time, gruan time dhe fëmijët e mi, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë të familjes janë të lirë të bëjnë çfarë të duan”, kishte thënë ai.
Në fakt, Prokuroria Publike e Lucernit kishte proceduar kundër një vëllai tjetër të tij dhe reperes në atë kohë, përcjell albinfo.ch. Siç dihet, kjo procedurë është ndërprerë së fundi, kundrejt pagesës së një shume të madhe parash.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje