Lajme

Velipoja dhe Shëngjini, plazhet e preferuara për kosovarët

Ata preferojnë Velipojën dhe Shëngjinin për cilësinë e rërës dhe ujit si dhe çmimet më të lira se plazhet tjera në Shqipëri dhe rajon

Velipoja dhe Shëngjini janë dy plazhet të cilat janë vizituar sivjet më së shumti nga pushuesit nga Kosova.

Më shumë se 80 për qind e hoteleve në këto dy vende janë mbushur me kosovarë. Sipas “Zërit të Amerikës”, kosovarët i shohin këto vende si të vetmet ku gjejnë qetësi.

Ata preferojnë Velipojën dhe Shëngjinin për cilësinë e rërës dhe ujit si dhe çmimet më të lira se plazhet tjera në Shqipëri dhe rajon.

Megjithatë, pushuesit thonë se nevojitet të punohet më shumë për pastërtinë, sigurinë në plazh dhe menaxhimin e hotelerisë.