Shqipëria
Veliaj priti studentët shqiptarë nga Zvicra
Pasi vizituan jugun e Shqipërisë, 14 studentë nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, të shoqëruar nga tour-guide i tyre, u takuan me Z. Veliaj
Një grup studentësh, anëtarë të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, ditë më parë vizitoi Shqipërinë dhe u takua me Kryebashkiakun e Tiranës Z. Erion Veliaj.
Në mars të këtij viti, Z. Veliaj ishte në vizitë në Lozanë për të takuar homologun e tij, kryebashkiakun e këtij qyteti, Z. Junod. Në konferencën e organizuar nga albinfo.ch me diasporën shqiptare kishte të pranishëm po ashtu edhe studentë të universiteteve zvicerane, të cilët debatuan me Z. Veliaj. Gjatë bisedës studentët treguan se do ta vizitonin Shqiperinë së shpejti, dhe Kryebashkiaku i ftoi në zyrën e tij.
Pasi vizituan jugun e Shqipërisë, 14 studentë nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, të shoqëruar nga tour-guide i tyre, u takuan me Z. Veliaj.
Kryetari i Bashkisë u tregoi studentëve për historinë e qytetit të Tiranës si dhe zhvillimet e vitëve të fundit të kryeqytetit. Studentët ndanë përshtypjet e tyre rreth Tiranës. Pastaj, Kaltrina Ilazi, koordinatore e Shoqatës, përshkruajti aktivitetet e shoqatës. Gjatë bisedës, studentët shkëmbyen ide dhe mendime për mundësitë e studentëve në mërgatë për të kontribuar në vendlindje dhe për t’i mbështetur studentët nga trojet shqiptare që dëshirojnë të studiojnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik