Shqipëria
Veliaj njofton se ka zgjidhur çështjen e Teatrit Kombëtar
“Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje!”, kështu e ka nisur lajmin kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për arritjen e marrëveshjes me komunitetin artistik për çështjen e Teatrit Kombëtar pas protestave të shumta.
“Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve! Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teater të ri Kombëtar”, ka shkruar Veliaj në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa aktori i njohur Alfred Trebicka ka treguar më tepër detaje në lidhje me marrëveshjen e arritur me Veliajn. “Nuk është se ka ndonjë marrëveshje përfundimtare. Ka marrëveshje në kontekstin e negociatave që po vazhdojnë. Kjo është një punë që nuk bëhet me një takim edhe me një fotografi. Ajo që ne diskutuam me të ishte tek hapja e konkursit ndërkombëtar për këtë projekt që është. Ne ngulëm këmbë që kjo të bëhet patjetër”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit