Futboll

Vdiq në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi

Mësohet se portieri i Malit të Zi, Matija Sharkiq ka vdekur të shtunën në moshën 26-vjeçare, përcjell albinfo.ch.

I lindur në Angli, Sharkiq ka nisur me futboll tek Anderlechti belg. Më pas është zhvilluar tek Aston Villa, ndërsa ishte edhe te Wigan Athletic , Stratford Town, Livingston, Wolverhampton, Shrewsbury Town, Birmingham City, Stoke City.  Në edicionin e fundit ishte portier i Millwallit në Championship të Anglisë.

Ka luajtur për gjeneratat e reja të Malit të Zi, ndërsa për përfaqësuesen A të këtij vendi i luajti nëntë ndeshje. Është vlerësuar shumë lartë për paraqitjet që kishte.

Sharkiq vdiq në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Budva,  rreth orës 6:30. Sipas televizionit të Malit të Zi, ai kishte ndier shqetësim në banesë në Budvë. Menjëherë është ftuar ambulanca, por portieri i ri ndërroi jetë.

Dhjetë ditë më parë Sharkiq pati paraqitje impresive ndaj Belgjikës.