Kosova
Vdiq ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i biri i tij, gastroenterologu Visar Berisha, përcjell albinfo.ch.
“Sot herët në mëngjes na la Kolë shoqi! Pas një sëmundje të rëndë e të kamotshme, i mësuem mos m’u dorëzu, sot baba pranoj burrnit me iu dorëzu Hyjit në jetën e pasosun. Ma shumë se dhimtë, kam një ndjenjë çlirimi për trupin e tij, që ka vuajtur kaq shumë në heshtje e përvujtshëm. Për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike dhe masave që prej sot janë në fuqi, nuk do të mund të organizojmë të pame për babën. Nesër, më 30.08.2021 në orën 11:00, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë do të celebrohet Mesha e Dritës për babën, kurse në orën 13:00 do të jetë varrimi me rrethin e ngushtë familjar në varrezat e qytetit në Prishtinë. E di, që shumë prej jush doni me qenë afër pjesë e dhimtës sonë, por shëndeti i juaj dhe të gjithë tjerëve ka më shumë rëndësi. Kujtojeni babën e ne në lutje, prej aty ku jeni. Ngushëllimet i pranojmë nëpërmjet telefonit”, ka shkruar Visar Berisha në Facebook.
Kolë Berisha ishte nga fshati Dobërdol i Klinës. Për shumë vite ai ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa nga marsi i vitit 2006 – 2007 kishte qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kolë Berisha e kishte zëvendësuar në atë kohë Nexhat Dacin.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme