Kalendari

Vdiq Ejup Bajrami

3. 10. 1964 – 11. 12. 2012

Më 11 dhjetor 2012, në një aksident trafiku, afër Bernës, në Zvicër ka vdekur Ejup Bajrami, veprimtar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve dhe i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

 

Ejup Islam Bajrami, u lind më 3 tetor 1964 në fshatin Korroticë e Ulët, komuna e Drenasit. Si student e xehetarisë në Mitrovicë ishte pjesëmarrës aktiv i manifestimeve qe kundërshtuan veprimet ekspansioniste të Serbisë në Kosovë.

 

Krahas kësaj, Ejup Bajrami ishte edhe veprimtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive te Njeriut, mblodhi informacione në Kosovë lidhur me fatin e ushtareve të vrarë në ushtrinë serbe.

 

Ai la pas vetes tre fëmijë, Dardanin, Dardanen dhe Arbërinë.

 

Varrimi i te ndjerit Ejup Bajrami është paraparë të kryhet të shtunën, më 15 dhjetor 2012 ne orën 14, në varrezat e fshatit Korroticë e Ulët, afër Drenasit.