Lajme
Vdes tragjikisht Liam Payne i One Direction
Raportohet se ra nga kati i tretë i hotelit ku qëndronte
Liam Payne, njëri prej pesë anëtarëve të grupit “One Direction”, ka vdekur në moshën 31-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Këngëtari besohet se ka vdekur pasi është rrëzuar nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aires të Argjentinës.
Autoritetet ishin thirrur në hotelin “Casa Sur” pas raportimeve për një burrë, i cili kishte sjellje agresive dhe besohej se ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit. Ndihma e shpejtë arriti në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht konfirmuan se burri i identifikuar si Liam Payne, tashmë kishte vdekur.
Hetimet po vazhdojnë dhe policia krahas aksidentit, po e konsideron mundësinë që këngëtari të jetë vetëvrarë. Miqtë dhe adhuruesit e tij kanë mbetur të shokuar me lajmin e humbjes së një prej artistëve më të talentuar të gjeneratave të fundit, muzika e së cilit ka prekur zemrat e miliona njerëzve anembanë botës.
I lindur në Woverhampton të Anglisë, Payne karrierën muzikore e filloi si pjesëmarrës në talent shoun, “The X Factor”, në vitin 2008. Atë vit u largua nga gara, për t’u rikthyer dhe një herë 2 vjet më vonë, me ç’rast përfundoi duke u bërë grup bashkë me këngëtarët e tjerë, Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik.
Ata zunë vendin e tretë në këtë garë muzikore dhe menjëherë arritën të nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi me studion incizuese të mentorit Simon Cowell, “Syco Entertainment”.
Pas shpërbërjes së grupi “One Direction” në vitin 2016, Payne e vazhdoi karrierën si solo-artist duke realizuat hite të shumta, përfshirë këtu: “Familiar”, “Stack it Up”, “Get Low”, “Bedroom Floor”, “Sunshine” dhe hiti “For you” në bashkëpunim me pop-yllin me prejardhje kosovare, Rita Ora.
Liam Payne ka lënë pas një djalë 7-vjeçar, Bear Grey Payne, të cilin e ka me ish-partneren Cheryl Cole.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor