Bota
Vdes themeluesi i “El Sistema”, Jose Abreu

Jose Abreu, themeluesi i një programi që nxori mijëra fëmijë venezuelas nga krimi dhe varfëria nëpërmjet muzikës, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Abreu themeloi rrjetin muzikor “El Sistema” apo “The System” në vitin 1975, me një përbërje prej vetëm 9 muzikantëve në fillim, rrjet ky i cili më vonë u zgjerua edhe më shumë, duke grumbulluar rreth 300 kore dhe orkestra që morën çmime nga Akademia Mbretërore Suedeze dhe UNESCO, përcjell albinfo.ch.
Modeli i Abreut është ndjekur nga vende të tjera të Amerikës Latine si dhe nga disa vende të Evropës. Ai ka folur fuqishëm në mbështetje të protestave antiqeveritare që vitin e kaluar e tronditën Venezuelën për katër muaj, duke lënë më shumë se 120 njerëz të vdekur, duke përfshirë një muzikant 18-vjeçar nga Orkestra Kombëtare e Venezuelës.
E-Diaspora
-
Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm” "Me një doktoraturë nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë (EPFL), 27 vjeçarja, Anda Skeja...
-
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi”
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
-
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja
Jeta në Zvicër
-
Origjina e drurit: Shumë dyqane në Zvicër nuk i ndjekin rregullat Megjithëse etiketimi i mobiljeve dhe objekteve prej druri është i detyrueshëm në Zvicër që nga viti...
-
Lufta kundër pedofilisë në Zvicër: A ka kufij policia në veprimet e saj?
-
Ndihmë mjekësore e shpejtë tani edhe në Aargau
-
Zvicër: Pesë ngjarjet që e karakterizuan këtë javë
-
Sa fiton klasa e mesme në Zvicër dhe krahasimi me Evropën?