Shqipëria

Vdes një 24-vjeçar, pas aksidentit, i shpërthen vetura

Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji. Rreth orës 01:50,  24-vjeçari Klodian Korançe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer, duke u përfshirë edhe nga flakët, për t’i marrë jetën 24-vjeçarit, përcjell albinfo.ch.
Policia shqiptare njofton se po kryen hetimet në vendngjarje, ku pritet të mbërrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.