Koronavirusi: çast pas çasti
Vdes nga koronavirusi ish-ministri francez
Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes.
Vetëm para tri ditëve ai kishte shkruar në Twitter se ndihet i lodhur, por është në gjendje stabile.
Babai i katër fëmijëve ndodhej në një spital privat në jug të Parisit, pasi ishte duke u trajtuar nga e mërkura e kaluar.
Nuk ka qenë e ditur që ai vuante nga sëmundje të tjera.
“Gjendja e tij u rëndua të shtunën. Mjekët e vendosën në komë artificiale, por nuk mbijetoi”, tha një burim familjar.
Devedjian ishte republikan konservator që kishte shërbyer në disa pozita ministrore gjatë pushtetit të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, shkruan “Daily Mail” .
Ai u bë pjesë e disa politikanëve evropianë që u infektuan me koronavirus, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe ministrin e shëndetësisë në qeverinë britanike, Matt Hancock.
75-vjeçari vinte nga një familje që kishte ikur nga gjenocidi ndaj armenëve, që kishte ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, nga viti 1914 deri në vitin 1924, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë