Shkurt.ch

Vdes në moshën 39-vjeçare Michel Chevrolet

Partia "ka humbur një mik, koleg dhe një militant"

© Keystone

Michael Chevrolet, anëtar i partisë PDC në Gjenevë, ka vdekur “papritmas” në moshën 39-vjeçare, njoftoi mbrëmë Këshilli Administrativ i qytetit të Gjenevës. Ai është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij, kanë treguar zëdhënësit e partisë për media.

Një hetim është nisur për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, sipas Beatrice Hirsch, kryetare e PDC-së të Gjenevës. Ajo ka theksuar se një procedurë e tillë është e zakonshme në situata të tilla.

Në një deklaratë, qyteti i Gjenevës ka shprehur “ndjenjën e tij shumë të fortë të pikëllimit“ për humbjen e një njeriu të përkushtuar dhe miqësor.

PDC ka shprehur po ashtu ngushëllimet e saj më të thella për familjen dhe miqtë e Michael Chevrolet. Partia “ka humbur një mik, koleg dhe një militant”.

“Michael ka jetuar me pasion dhe vendosmëri”, vëren Beatrice Hirsch.

Mbrëme, edhe partitë e tjera në Gjenevë shprehen gjithashtu pikëllimin e tyre për vdekjen e papritur të të ndjerit.