Shkurt.ch

Vdes në burg boshnjaku 24 vjeç

Të mërkurën është gjetur pa ndjenja në qelinë e tij në burgun regjional të Bernës një i burgosur nga Bosnja. Përpjekjet e personelit të burgut për rianimacion nuk kanë dhënë rezultat kështu që personi në fjalë ka vdekur ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes
Në bazë të njohurive të deritashme që ka policia kantonale dhe prokuroria kompetente, në këtë rast përjashtohet veprimi i personave të tretë.
Shkaku i vdekjes është objekt i hetimeve që po rrjedhin dhe hulumtimeve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Bernës, shkruan azonline.ch.
I ndjeri është një qytetar i Bosnjë e Hercegovinës. Ai, sipas komunikatës për shtyp të policisë dhe prokurorisë, mbahej në burg për vepra të ndryshme penale të dhunës dhe delikte pasurore.