Kosova

Vdes Martti Ahtisaari

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari dhe ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka vdekur të hënën në moshën 86-vjeçare.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari. Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohëve të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, ka thënë presidenti aktual finlandez, Sauli Niinistö, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2008 ai u bë finlandezi i parë që mori Çmimin Nobel për Paqe “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe më shumë se tri dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”, përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.