Uncategorized
Vdiq kryetari i qytetit polak, i sulmuar me thikë në një koncert bamirës
Kryetari i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz, ka vdekur pasi është therur me thikë teksa ka qenë duke marrë pjesë në një koncert bamirës.
Adamowicz ka qenë në gjendje kritike për orë të tëra pas sulmit ndaj tij, ndërkaq vdiq të hënën, më 14 janar, deklaruan zyrtarë shëndetësorë.
Në sulmin e 13 janarit Adamowicz pësoi një plagë të rëndë në zemër dhe prerje të diafragmës së tij dhe organeve të barkut, sipas kirurgëve, të cilët e operuan atë mbi pesë orë.
Një video tregoi njeriun duke kapur një mikrofon në ngjarjen bamirëse dhe duke pretenduar se ai ishte burgosur dhe ishte torturuar padrejtësisht nga qeveria e mëparshme e qendrës së majtë, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
Adamowicz ka qenë kryebashkiak i qytetit të portit Baltik për dy dekada dhe Platforma Qytetare e qendrës së majtë mbështeti rizgjedhjen e tij vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën