CH-Ballkani

Vdes dasmori në Korçë

Dasma është kthyer në tragjedi. Njëri nga dasmorët ka pësuar sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë

Do të duhet të ishte një festë e madhe familjare. Por, është kthyer në tragjedi. Mediat shqiptare bëjnë të ditur se në një dasmë në Korçë, njëri nga dasmorët ka pësuar sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës, megjithatë mjekët nuk kanë mundur të bëjnë më shumë, përcjell albinfo.ch.

Raportohet se viktime ishte rreth moshës 40-vjeçare, derisa nuk është bërë e ditur lidhja që kishte me çiftin që u martua.

Edhe mjekët kanë bërë të ditur se ai ka pasur sulm në zemër dhe nuk kanë mundur ta shpëtojnë.