Bota
Vdes bosi i mafias siciliane
Ka ndërruar jetë në spital për shkak të kancerit, bosi famëkeq i mafias siciliane Salvatore “Toto” Riina, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
87-vjeçari, bosi i dikurshëm i organizatës së frikshme kriminale Coas Nostra, u burgos në vitin 1993, përcjell albinfo.ch.
Riina po vuante një dënim me 26 burgime të përjetshme dhe besohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje. Ai ishte në gjendje kome prej ditësh dhe familjes së tij i ishte dhënë leje speciale për ta vizituar në pavijonin burg të spitalit të Parmës.
Edhe djali më i madh i tij, Giovani, gjithashtu është në burg dhe po vuan dënim me burgim të përjetshëm.
Riina u shpall fajtor si urdhëruesi i një serie vrasjesh dhe sulmesh me bomba në Romë, Milano dhe Firence në vitin 1993.
Një vit më herët dy gjykatës anti-mafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, u vranë në luftën e Riinës kundër shtetit dhe sipas analistëve ishin pikërisht këto dy vrasje që shënuan fundin e bosit dhe perandorisë së tij mafioze.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik