Shqipëria
Vdes 23 vjeçarja shqiptare në Itali
Një 23-vjeçare shqiptare, ka ndërruar jetë në Padova të Italisë. Ajo kishte shfaqur simptoma të lehta si kolla dhe ftohja pas pjesëmarrjes në një festë tradicionale në Maserada dhe u përball me një përkeqësim të shpejtë të shëndetit.
Ditët në vijim ajo nisi të përjetonte të vjella të vazhdueshme dhe vështirësi në të ngrënë, gjë që detyroi familjen ta dërgonte në spital.
Fillimisht, u trajtua në spitalin Ca’ Foncello në Treviso, por më pas u transferua në Padova, ku iu nënshtrua kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetonte, duke humbur jetën për shkak të miokarditit fulminant, transmeton Albinfo.ch.
Mediat italiane raportojnë se një autopsi e kryer sot pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e kësaj tragjedie.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













