Lajme

Vdes 22-vjeçarja gjermane, e marrë peng nga Hamasi

Gjermanja Shani Louk, 22-vjeçare, u mor peng nga Hamasi në festivalin në Izrael më 7 tetor, ditën kur filloi sulmi.

Disa fotografi qarkulluan që supozohej të tregonin kufomën e saj. Gruaja e re ishte shtrirë e palëvizur, gjysmë e zhveshur, në një kamion të Hamasit.

Por, më pas foli nëna e Shanit, Ricarda Louk. Ajo tha se vajza e saj ishte gjallë, por e plagosur rëndë. Ajo thuhet se është dërguar në një spital në Gaza me lëndime të rënda në kokë, shkruan Blick.

Konfirmimi zyrtar është në pritje.

Pas shumë frikës për vajzën e saj, nëna ka deklaruar për RTL të hënën dhe ka treguat se Shani Louk ka vdekur.

“Fatkeqësisht dje morëm lajmin se vajza ime nuk jeton më”. Nëna e Shanit, Ricarda Louk, tha për agjencinë gjermane të shtypit se ajo u informua për këtë nga ushtria izraelite të hënën mbrëma.

Trupi i vajzës së saj ende nuk është gjetur, tha Ricarda Louk.

Megjithatë, u gjet një copë e një kocke të kafkës dhe prej saj u mor një mostër e ADN-së. Prindërit kishin siguruar materialin e nevojshëm krahasues prej kohësh. Nëna supozon se vajza e saj ka vdekur që nga 7 tetori – ajo mund të jetë vrarë nga një e shtënë në kafkë gjatë sulmit terrorist.

Ushtria izraelite thotë se më shumë se 230 persona janë rrëmbyer nga Hamasi. Deri më tani janë liruar vetëm katër pengje. Është e paqartë se sa prej të zhdukurve janë ende gjallë, përcjell albinfo.ch.