Lajme
Vdekshmëria në BE vazhdon të jetë më e lartë se para koronës
Në korrik kanë vdekur katër për qind më shumë njerëz se në të njëjtën periudhë të viteve para pandemisë. Rekordi ka qenë në nëntor 2020, me 40%
Numri i vdekjeve në Bashkimin Evropian ende vazhdon të jetë mbi mesataren e viteve të mëparshme edhe pse nuk ka një dallim të madh.
Në korrik të këtij viti, kanë vdekur katër për qind më shumë njerëz sesa në të njëjtën periudhë të viteve para pandemisë korona, sipas të dhënave nga zyra statistikore e Eurostat me qendër në Luksemburg, shkruan srf.ch.
Megjithatë, vlerësimi nuk tregon se sa njerëz saktësisht kanë vdekur në të vërtetë si pasojë e infeksionit me korona, transmeton albinfo.ch. Të dhënat nuk bëjnë dallim midis shkaqeve të vdekjes dhe nuk dallojnë sipas gjinisë ose moshës.
Vdekshmëria e tepërt,e shkaktuar nga korona, aktualisht është duke rënë në të gjithë BE -në.
Vlera më e lartë që nga fillimi i pandemisë ishte regjistruar në nëntor të vitit 2020, kur ajo ishte ngjitur në 40 përqind.
Pastaj, deri në muajin shkurt ajo kishte rënë në pak më pak se gjashtë për qind, para se të ngrihej përsëri në pranverë, përcjell albinfo.ch. Vlera më e lartë e këtij viti është arritur në prill, me 20 për qind më shumë vdekje se sa në kohën para pandemisë.
Që atëherë, shifrat në BE kanë rënë ndjeshëm, sipas rezultateve të statistikave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!