Kosova
Vdekja tragjike e çiftit në Rahovec, familjari tregon si erdhi deri te zjarri

Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.
Kushtrim Zekaj, familjari i çiftit tashmë të ndjerë për televizionin publik të Kosovës ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Ai tregon se çifti i të moshuarve kanë jetuar vetëm pasi që djemtë i kanë pasur në mërgim derisa vajzat të martuara.
“Nusja e cila është në Gjermani ka provuar të kontaktojë në telefon me të moshuarit por nuk ka mundur. As në kamera nuk ka mundur t’i vërejë. Më pas ka lajmëruar një fqinje në Kosovë për të parë se çfarë ka ndodhur”.
“Nusja e familjes sonë ka shkuar t’i shohë çiftin dhe pasi e ka parë që dera ishte e mbyllur, është futur nga dritarja por që e ka gjetur të vdekur çiftin”, ka deklaruar Kushtrim Zekaj.
Ai thotë se dyshimet janë që fillimisht ka marrë zjarr adapteri i telefonit, më pas është përhapur tymi që duket se ka qenë fatal për të moshuarit.
“Vatra e zjarrit ka ardhur nga prizës ku ka qenë i vendosur mbushësi i telefonit dhe më pas janë djegur mobiliet. Në luftë me zjarrin ata duket se janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën”.
Familjari i të ndjerëve thotë se Policia ka ardhur posa janë njoftuar.
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Garda Zvicerane pjesëmarrëse në varrimin e Papës Në ceremoninë e funeralit të Papës Françeskut, ka rënë në sy pjesëmarrja e Gardës Zvicerane, me...
-
Ndikimi i tarifave në ekonominë zvicerane shqetëson publikun
-
Firmat zvicerane kanë 25% gra në bordet drejtuese
-
SHBA i detyrohet Zvicrës 300 miliardë dollarë
-
Ushtria zvicerane ka mungesë të këtij produkti thelbësor