Kosova
Vdekja e babait të Thaçit, liderët politik shprehin ngushëllime
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ai po trajtohej në QKUK pas një periudhe përballjeje me probleme shëndetësore.
Ndërkohë, vdiq vetëm disa ditë pasi u vizitua nga Hashim Thaçi, nën masa të rrepta sigurie të Gjykatës Speciale, transmeton albinfo.ch.
Ish-presidentit i është refuzuar katër herë kërkesa nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e sëmurë në Kosovë, teksa më 13 mars ka qëndruar për vizitë tek babai i tij në spital për rreth tre orë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar ish-presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.
“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm te më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën. Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi”, thuhet në letrën e ngushëllimit.
Për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje! Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të”, tha Konjufca, transmeton albinfo.ch.
Edhe kryeministri i Shqipërisë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit. “Baba iku krenar, Hashim”, ka shkruar Rama.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën














