Shkurt.ch
Vazhdon trendi i rënies së numrit të azilkërkuesve
Krahasuar me janarin e vitit 2016 ky numër (1588) është zvogëluar më shumë se përgjysmë, gjegjësisht ai është për 56.1% më i vogël

Vazhdon edhe në vitin 2017 trendi i shënuar vitin e kaluar i zvogëlimit të numrit të kërkesave për azil në Zvicër. Kështu, sipas statistikës më të re të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) gjatë janarit të këtij viti, azil kanë kërkuar 1588 veta.
Krahasuar me janarin e vitit 2016 ky numër është zvogëluar më shumë se përgjysmë, gjegjësisht ai është për 56.1% më i vogël. Ndërsa në krahasim me muajin paraprak gjegjësisht dhjetorin e vitit 2016, kemi ulje për 10 për qind.
Sikurse edhe gjatë vitit që shkoi, shkaktare për këtë rënie është mbyllja e rrugës ballkanike të refugjatëve, që ka ndodhur në marsin e vitit 2016, shkruan albinfo.ch.
Gjatë janarit në Zvicër më së shumti azilkërkues janë regjistruar nga Eritrea, 335 ose 85 më pak se në dhjetor, mandej nga Guinea (120), Siria (113), Afganistani (99), Sri Lanka (79) dhe Somalia (70).
Gjithsej gjatë janarit, nga 2625 kërkesa të azilit për të cilat është vendosur në shkallën e parë, azili u është pranuar 533 personave ndërsa 674 të tjerë kanë fituar qëndrimin e përkohshëm (vizën F).
Po kështu gjatë janarit Zvicrën e kanë lëshuar në mënyrë të kontrolluar 568 persona.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)