Futboll

Vazhdon situata e tensionuar mes Shaqirit dhe Zvicrës

Shaqiri është shndërruar në problem të madh për ekipin e Zvicrës.

Zvicra është në rrezikim për të humbur mundësinë për pjesëmarrje në Euro 2020, por jo vetëm kaq, Zvicra vazhdon të përballet me probleme rreth Xherdan Shaqirit.

Kjo ka të bëjë me marrëdhënien personale mes Shaqirit dhe trajnerit Vladimir Petkovic, shkruan gazeta Insport.

Në dy ndeshjet e fundit Shaqiri ka munguar për Zvicrën dhe, sipas medieve, e gjitha kjo ka të bëjë me disa probleme të tij me trajnerin Vladimir Petkoviç, përcjell albinfo.ch.