Shkurt.ch

Vazhdon shitja e “CD-ve tatimore”

Blerja e “cd-ve tatimore”, përkundër marrëveshjes në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë nuk përjashtohet por ajo do të jetë më pak atraktive

Edhe pas pajtimit në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë në çështjen e tatimeve, CD-të problematike me të dhëna të personave nga Gjermania që duke i deponuar të hollat e tyre u kanë bishtnuar tatimeve në Gjermani, mund të blihen sërish.

Hetuesit gjermanë duket se janë të interesuar që sërish të blejnë cd të tilla. Siç njofton “Der Spiegel”, hetuesit nga republika federale Nordrhein-Westfalenkanë qenë në bisedime për të blerë cd me të dhëna të tilla.

Blerja e “cd-ve tatimore”, përkundër marrëveshjes në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë nuk mund të përjashtohet  por ajo do të jetë më pak atraktive, shkruajnë mediet gjermane dhe zvicerane.

Sipas vlerësimeve janë së paku 100 miliardë euro të kapitalit që pa paguar taksa shkon nga Gjermania në Zvicër.

Me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të dy vendeve që u bë dje, Gjermania shpreson se nga kjo shumë do të përfitojë rreth 10 miliardë euro.