Lajme
Vazhdon rritja e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë në Zvicër
Punonjësit shëndetësorë në Zvicër në vazhdimësi janë të rrezikuar nga shumë pacientë dhe të afërm të tyre.
Kjo ndodh në forma të ndryshme, qoftë me sulme verbale e kërcënime, ose edhe sulmet fizike.
Mjeku i emergjencës, Sascha Bättig, është i familjarizuar me këtë dhunë dhe kujton një rast kur i është dashur të lajmërojë të afërmit se një pacient ka vdekur me gjithë përpjekjet.
“Këtë e kam bërë shumë herë dhe nuk jam aq keq, do të thosha. Por të afërmit, ishin në gjendje të rëndë gjatë bisedës, ata goditën murin, më hodhën një karrige dhe unë duhej të ikja nga dhoma”, u shpreh ai.
Tutje, mjeku shton se shpesh herë ndihet fajtor për këtë.
“Ke ndjesinë se ti vetë ke dështuar, se ke bërë diçka të gabuar. Nuk ke qenë mjaftueshëm empatik ose që ke komunikuar gabim në vend që të thuash qartë se dikush ka kaluar një vijë të kuqe”, ka shtuar ai.
Deri më tani nuk ka ndonjë shifër të saktë që tregon për numrin e punonjësve shëndetësor që janë sulmuar.
Megjithatë, spitalet e mëdha kanë përfshirë shërbimet e sigurisë në mënyrë që të mbrojnë mjekët dhe infermierët.
Nga Spitali Universitar i Bazelit bëjnë të ditur se dhuna është rritur ndjeshëm duke thënë se mesatarisht kanë dy raste të tilla në ditë.
“Sulmet ndaj personelit të sigurisë kanë rënë. Krahas qendrës së urgjencës, po shohim gjithnjë e më shumë përshkallëzime në reparte. Gjatë një viti ka më shumë se dy situata kërcënuese në ditë në Spitali Universitar i Bazelit që kërkojnë ndërhyrje, numri është dyfishuar në tre vitet e fundit”, njofton spitali.
90 për qind e punonjësve të shëndetësisë thonë se kanë përjetuar dhunë psikologjike ose fizike gjatë punës.
Profesori i infermierisë, Sabine Hahn, nga hulumtimete tij e ka vërtetuar këtë fakt.
“Të gjitha fushat e kujdesit shëndetësor janë prekur, nga të afërmit te pacientët. Dhuna ka qenë një problem për dhjetë vjet. Shpesh heshtet ose profesionistët mendonin se ishte pjesë e punës së tyre”, ka thënë ai.
Hulumtimet ndërkombëtare tregojnë se dhuna ndaj punonjësve zvogëlohet në spitale me një program gjithëpërfshirës të parandalimit dhe ndërhyrjes së dhunës.
Hahn ka kritikuar kujdesin shëndetësor zviceran.
“Trajnimi i menaxhmentit po neglizhohet. Menaxherët duhet të jenë të trajnuar shumë mirë që të jenë në gjendje të parandalojnë dhunën ndaj stafit të tyre. Nëse kjo nuk arrihet, vuajtjet nga të dyja palët rriten. Është vërtetuar gjithashtu se punonjësit e kujdesit shëndetësor që përjetojnë dhunë kanë më shumë gjasa të kërkojnë punë tjetër”, ka shtuar profesori. /SRF
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve