Kosova
Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë
Rritja e çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i sheqerit ka arritur në rreth 6 euro për 5 kilogramë.
Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vërehet se lëvizje e çmimit këto ditë është shënuar edhe në produkte të tjera, si vezët e derivatet e naftës.
Pak ditë më parë, 5 kilogramë sheqer janë tregtuar me 5.28 euro, derisa tash po tregtohet me 5.90 euro.
Po ashtu, 30 copë vezë janë shtrenjtuar me mbi 4 euro.
Derisa çmimi i naftës është shtrenjtuar në 1.72 euro. Çmimi për dru bungu për zjarr për 1 metër kub po tregtohet me rreth 70 euro, ndërsa dru ahu me 50 euro.
Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, inflacioni në muajin shtator ka arritur në 12.7 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në shtator të vitit të kaluar, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












