Shqipëria

Vazhdon protesta e familjarëve të arrestuar në Kukës

Familjarët e të arrestuarve nga Kukësi në protestën për Rrugën e Kombit edhe sot po vazhdojnë protestën para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, duke kërkuar lirimin e tyre.

Në mbështetje atyre, sikurse një ditë më parë, u janë bashkuar deputetët e Partisë Demokratike, parti kjo që ka kundërshtuar tarifën për pagesë në Rrugën e Kombit, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimeve të Avokatit të Popullit, në Drejtorinë e Policisë në Tiranë po mbahen 13 persona, në stacionin policor 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre të tjerë po mbahen të shpërndarë në stacione të tjera policore të Tiranës.