Shqipëria
Vazhdon përballja me përmbytjet në Shqipëri
Në Fier dhe Vlorë vazhdojnë operacionet për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq dhe dalja e Vjosës nga shtrati.
Përveç zonave në Vlorë, prurjet e lumit kanë përmbytur totalisht dy fshatrat e Fierit, Darzezë dhe Povelcë, të Njësisë Administrative Dërmenas, raportojnë mediat shqiptare.
Ndërkohë raportohet se është prishur edhe ura që të lidh me fshatin Darzezë, duke lënë të izoluar banorët dhe një pjesë të forcave ushtarake, që janë atje për t’u ardhur në ndihmë, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht situata vijon të përkeqësohet, për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Vjosa, ndërsa pompat e hidrovoreve të Darzezës dhe Semanit janë duke punuar me kapacitet të plotë.
Në këtë zonë po operojnë edhe Forcat e Armatosura, bashkë me një ekip Emergjence të ardhur nga Kosova, të cilët po përpiqen t’ju vijnë në ndihmë të përmbyturve.
Edhe Memaliaj është prekur nga moti i keq, teksa raportohet se një helikopter i Forcave të Armatosura i ka ardhur në ndihmë një shtetasi të sëmurë, i mbetur i izoluar në fshatin Gilavë.
Edhe Bulqiza është prekur nga reshjet e shumta të shiut, ndërsa prurjet e mëdha të Drinit po rrezikojnë dëmtimin e argjinaturës pranë fshatit Gjoricë.
Pritet ndërhyrja e ushtrisë gjatë ditës së sotme, për të përforcuar argjinaturën e lumit, në këtë fshat, e dëmtuar nga reshjet e shumta të natës së kaluar dhe që rrezikon daljen e Drinit nga shtrati.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin