Shqipëria
Vazhdon fluksi i shqiptarëve drejt Britanisë, për një javë 150 persona shkuan me gomone
Numri i emigrantëve shqiptarë me gomone që bëjnë kalimin e rrezikshëm të Kanalit Anglez për të mbërritur në Britani ka njohur rritje javën e fundit, pas ngrohjes së motit.
Pasi shifrat ranë thuajse në zero gjatë muajve të dimrit, ato janë dyfishuar javën e kaluar. Duke ju referuar shifrave nga burime të Forcave Kufitare, DailyMail raporton se 150 emigrantë shqiptarë mbërritën në vetëm shtatë ditë.
Shifrat e fundit duket se realizojnë parashikimet e Home Office për një rigjallërim të trafikimit të qenieve njerëzore këtë pranverë, pasi numrat ranë në mënyrë dramatike gjatë muajve të ftohtë.
Në pesë muajt e parë të 2023 vetëm 151 shqiptarë kishin mbërritur në Britani, por tanimë kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka motiv për t’u alarmuar, pasi gomonet po lundrojnë të pashqetësuara nga plani i tij për frenimin e emigracionit të paligjshëm, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Shifrat e Home Office të publikuara sot treguan se 333 emigrantë, të të gjitha kombësive, kaluan në Kanal dje, duke e çuar totalin e këtij viti në 10.472, ndërsa në të njëjtën pikë të vitit të kaluar shifra ishte 11.662.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca